Dritan Abazoviq, kryeminstër i Malit të Zi – të mërkurën do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.
Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq, raporton Tanjug.
Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd.
Ai është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit malazez.
Prej se ka ardhur në pushtet Mali i Zi ka marrë rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet monitorues.