Telekomi i Kosovës ka regjistruar fitim 5.9 milionë euro neto, në periudhën janar-nëntor të këtij viti, u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët sot me temën “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”.
Në takimin e fundvitit me gazetarë, kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana tha se janë duke punuar për të ngritur kulturën dhe përgjegjësinë korporative. Ajo tha se fitimet janë duke u kthyer në investime teknologjike modernizim të rrjetit. Hana po ashtu tha se janë duke u ballafaquar me sanimin e pasojave negative të kontratave të dëmshme nga e kaluara.
Drejtori teknik, Halil Krasniqi derisa ka treguar për projektet investive në Telekom, tha se nga 2015-ta e deri në këtë vit ka pas zero investime teknologjike në këtë institucion, ndërsa shtoi se janë duke punuar dhe investuar tashmë në këtë drejtim.





