Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj, Vlashnje, Murradem dhe Nashec ftohen të hënën më datë 26 dhjetor 2023 në orën 09:30, të mbajnë protestë pranë zyreve të KEDS-it në Prizren. Qëllimi i kësaj proteste paqësore, sipas kuvendarit Petrit Hoxha, është që të adresojnë pakënaqësinë e tyre ndaj këtij institucioni rreth furnizimit me energji elektrike.
”Të nderuar banorë të fshatit Grazhdanik, Kobaj, Vlashnje, Murradem, Nashec.
Ju ftojmë që me datë 26.12.2023 (ditë e martë), në orën 09:30 të jeni të pranishëm të gjithë pranë zyreve të Keds – it, në Prizren, për të shprehur pakënaqësinë tonë rreth furnizimit me energji elektrike.





