Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, raporton Ekonomia Online
Të premten votohet për shkarkimin ose jo të bordit të Hekurudhave, PDK kundër

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre. Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

