Komuna e Prizrenit përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se më datë 15 shtator shënohet “Dita pa makina” në Prizren.
Njoftimi i plotë:
📌Drejtoria e Shërbimeve Publike – Sektori i mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave si dhe sektori i komunikacionit më 15 shator 2023 do të organizojë aktivitete për Ditën e pastrimit të Botës si dhe Ditën pa makina
DITA E PASTRIMIT TË BOTËS: Duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 11:00; Lokacioni: Liqeni i Vërmicës, aktivitet për pastrimin e mbeturinave.
DITA PA MAKINA: Duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 12:00; Lokacioni: Segmenti rrugor nga Komuna e Prizrenit (rr. Remzi Ademaj) në drejtim të rrugës Adem Jashari.
Bartësit e aktivitetit:
DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
-Sektori i mjedisit dhe Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave.
-Sektori i komunikacionit.
Përmbajtja e aktivitetit:
DITA PA MAKINA – Aktiviteti do të fillojë me bllokimin e rrugës, si segment është përcaktuar segmenti rrugor që fillon nga Objekti i Komunës se Prizrenit rruga “Remzi Ademaj” nga udhëkryqi i rrugës deri te rruga “Adem Jashari” në Sheshin e Komandant Drinit, përkatësisht para Shtëpisë së Bardhë, prej gjithsej 2 orë duke filluar nga ora 10:00 – 12:00.
Në hapësirën e liruar në rrugë, do të krijohet hapësira e lirë e brezit rrugor, ku varësisht nga të interesuarit do të krijohen aktivitete të lira. Kompanitë shërbyese të kontraktuara do ta shtojnë aktivitetin në pastrimin e shtegut të Kalasë së Prizrenit dhe shtigjeve të tjera për mbledhjen e mbeturinave.
DITA E PASTRIMIT TË BOTËS – Aktiviteti do të zhvillohet në Liqenin e Vërmicës duke filluar nga ora 11:00 – 12:00, më 15 shtator 2023 (e premte), ku janë identifikuar disa deponi të mbeturinave. Nga kompania K.R.M “Eko Regjioni” do të bëhet pastrimi i lokacionit dhe këtij aktiviteti do t’i bashkëngjiten nxënësit nga Shkolla Fillore në Vërmicë, “Heronjtë e Lumës”.