LAJME

Kapet substancë e dyshuar narkotike në Vërmicë, arrestohet një person

Kapet substancë e dyshuar narkotike në Vërmicë, arrestohet një person
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2026, 11:09

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka zbuluar substancë të dyshuar narkotike gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, në çantën e krahut të një udhëtari është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Një sasi tjetër e substancës së dyshuar është gjetur edhe brenda një kutie metalike.

Personi, shtetas i një vendi fqinj, është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar institucioneve përkatëse për procedim të mëtejshëm.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet e përbashkëta me Policinë dhe institucionet e tjera do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike në kufi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika