LAJME

Haxhiu takon ambasadorin jorezident të Danimarkës, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Haxhiu takon ambasadorin jorezident të Danimarkës, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2026, 11:07

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti të premten në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj ndër vite në paqe, siguri dhe zhvillim”- thuhet në komunikatë.

Me tutje theksohet se Haxhiu dhe Gronbech-Jensen rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika