LAJME

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për prioritetet e përbashkëta

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për prioritetet e përbashkëta
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2026, 11:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Ambasada amerikane tha se pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.

“Ambasada e SHBA-së pret të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen, stabilitetin rajonal dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika