Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuse, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite në këtë mbledhje do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.
Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.





