Pas një viti pandemik, duket se turistët e parë kanë filluar të vizitojnë bregdetin shqiptar. Kristofer e Violeta, një çift nga Polonia kanë zgjedhur Vlorën dhe Shqipërinë, për të kaluar disa ditë pushime, edhe pse sezoni veror ende nuk ka filluar në vendin tonë.
Për ta është e tretë që vijnë në Shqipëri dhe në turin e tyre përveç Vlorës kanë vizituar edhe Sarandën, Ksamilin dhe Durrësin.
Violeta konfirmon se i pëlqen shumë Shqipëria, ndërsa thotë se nuk ka patur probleme për shkak të pandemisë.
“Është hera e tretë që vijmë në Shqipëri. Na pëlqen shumë këtu. Është shumë bukur, njerëzit janë dashur dhe do të rikthehemi gjithmonë. Kemi vizituar edhe qytete të tjera si Durrësi, Ksamili dhe Saranda dhe kemi parë vende të mrekullueshme. Kemi ardhur nga Mali Zi dhe pas Shqipërisë do të largohemi drejt Turqisë, ku do të shkojmë në Alania. Pra kemi vizituar disa vende të Ballkanit dhe jemi të kënaqur. Vlora është një vend shumë i bukur.”
Së bashku me ne kanë ardhur dhe një çift tjetër që kanë makinën e tyre pranë nesh. Temperaturat në këtë periudhë nuk kanë qenë shumë të ngrohta e megjithatë duket se kjo nuk i ka penguar turistët që të vijnë në Shqipëri. Duket se edhe pse jo zyrtarisht, sezoni turistik tashmë ka nisur, tha ajo.