LAJME

“Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë” – Edhe nga LDK reagojnë ashpër pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës

“Të hapet një konsullatë edhe në Malishevë” – Edhe nga LDK reagojnë ashpër pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2020, 11:33

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë reaguar pasi që djali i deputeti Haxhi Shala është emëruar konsull në Pragë.Anëtari i këtij subjekti, Naser Rugova ka ironizuar duke thënë se pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!“P.S.

 

Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhet! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika