PRIZRENI ME RAJON

Të dielën Bashkimi përballet me Trepçën, “Arpagjik’t” bëjnë thirrje për përkrahje masive

Të dielën Bashkimi përballet me Trepçën, “Arpagjik’t” bëjnë thirrje për përkrahje masive
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2023, 11:46

Të dielën zhvillohet xhiroja e 6-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, klubi i Prizrenit, KB Bashkimi pret Trepçën nga Mitrovica, nga ora 19:00.

“Prizren, të dielën në ora 19:00 jemi të gatshëm për një ndeshje epike në fushën e palestrës “Sezai Surroi” dhe presim përkrahjen tuaj. Bashkohuni me ne për klubin, qytetin dhe ngjyrat e historisë. Bashkohuni për Kalanë, Lidhjen e Prizrenit, Lumbardhin e Urën e Gurit. Bashkë për Prizrenin, Bashkë për Bashkimin! Ejani të tregoni pasionin e dashninë e juaj për klubin.”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Ndërsa në tribuna nuk do të mungoj edhe spektakli nga tifozët prizrenas “Arpagjikt’t”. Nga ky tifogrup është bërë thirrje që në mënyrë masovike të përkrahet klubi i qytetit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika