- Reklama -

Të akuzuarit për krime lufte në Burim të Malishevës, Ramadan Morina, i vazhdohet paraburgimi për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina.

Kërkesën e Prokurorisë për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Morinës Themelorja e ka aprovuar më 31 dhjetor.

- Reklama -

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit R.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 30.12.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Avokati i Morinës, Arianit Koci, pati kërkuat atij t’i ndryshohet masa e sigurisë.

Edhe avokati Shpend Gashi, i cili e pati zëvendësuar Kocin në seancën e shqyrtimit fillestar, pati kërkuar që i akuzuari të lirohet nga paraburgimi.

Këtë propozim e pati kundërshtuar, prokurori special Ilir Morina, i cili i pat propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Në seancën e mbajtur më 30 dhjetor, Morina, është deklaruar i pafajshëm, lidhur me akuzat për krime lufte. Sipas aktakuzës, i pandehuri Morina më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

Morina akuzohet se kreu veprën penale “Krime Lufte kundër popullatës civile”.

Sipas Prokurorisë Speciale, Morina ngarkohet se gjatë periudhës 1998-99, në kohën e luftës në fshatin Burim të Malishevës, na bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime e keqtrajtime fizike”./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort