Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha se “çdo ide e vendosjes së kufijve të rinj është jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe se “është veçanërisht e vlefshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila pagoi çmimin më të lartë për shpërbërjen e Jugosllavisë.”“Lufta ka lënë humnera të thella që mund të kapërcehen vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut tolerant dhe rolit aktiv të bashkësisë ndërkombëtare”, i tha Fajon të përjavshmes serbe “NIN”, e cila është midis ndërmjetësuesve të PE në dialogun midis përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe opozitës, përcjell Danas.Në rubrikën”Qëndrim Personal”, ajo kujtoi se struktura aktuale e Bosnjës u bë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës.
Ajo theksoi se është e nevojshme të “mendohet për një kornizë më të mirë për veprim dhe bashkëpunim, por është gjithashtu e nevojshme t’i qaset asaj në një mënyrë që nuk frymëzon aspiratat për shpërbërje “.“Ne ende nuk e dimë nga dhe si erdhi dokumenti zyrtar, por unë nuk do të çuditesha nëse disa nga idetë nacionaliste vijnë nga rrethi i kryeministrit slloven, deklaroi Fajon, në një tekst për mënyrën se si “disa udhëheqës evropianë vendosin të promovojnë ide “për ndarjen e shteteve”, transmeton Klan Kosova.Ajo deklaroi se shpreson që “tashmë kemi mësuar se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne gjithmonë duhet të marrim parasysh marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, historinë dhe kulturën”.