Para pak minutash ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Pas takimit që zgjati rreth dy orë, Osmani e ka cilësuar atë si një takim miqësor, duke deklaruar shkurt për media se bëhej fjalë për “kafe mes miqsh”.
Ndërkohë, Abdixhiku është pyetur nga gazetarët nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, por ai nuk ka dhënë detaje.
Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillime të rëndësishme mund të pasojnë së shpejti, duke theksuar se shumë shpejt do të vijnë lajme shumë, shumë të mira.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjese substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku, transmeton IndeksOnline.
Takimi u zhvillua në një nga restorantet e kryeqytetit, në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit