LAJME

Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane

Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Tetor 2025, 14:45

Në margjina të panairit “AUSA 2025”, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara. U diskutua gjithashtu për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës.

Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, njofton Ministria.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika