Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar situatën në veri të Kosovës, e cila vijon të mbetet e tensionuar.
Sipas Tahirit veriu është territor i Kosovës dhe nuk ka asnjë diskutim. Ai tha se pavarësisht retorikës së përdorur në Beograd asgjë nuk ndryshon.
“Veriu i Kosovës është Kosovë. Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht. Retorika që vjen nga disa eksponentë politikë, është retorikë e shkruar në Beograd. Shihet shumë qartë edhe përmes porosive dhe veprimeve politike që ka marrë./ ne jemi një vend që duhet të pranojmë sfidën”, tha Tahiri për emisionin “Ballkan” në Abc News.





