Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se “Kosova po fle” dhe nuk po merr masa për ta “përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve”.
Ai shkroi në Facebook se shtetet e rajonit po marrin masa, ndërsa Kosova, siç shkruan ai, “në gjumë”.
“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, Kosova pse po fle? Qeveria e Kosova duhet urgjentisht, që nga nesër, të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjendja është alarmante”, shkroi Tahiri.
“Që çka bëjnë dy shtete të rajonit dhe një anetare e BE-së: Maqedonia e Veriut , edhe pse ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon (1.50 euro), 20 cent ma lirë se në , ka paralajmëruar masa të reja për të mbrojtur qytetarët nga kriza. Në Shqipëri , kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërhyhet për uljen e çmimeve, gjithashtu po përgatitet për masa konkrete ( shih lajmin). Ndërkohë, Spanja , tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset. E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, shtoi ai.