LAJME

Tahiri: Nuk kemi ftesë për seancë për presidentin

Tahiri: Nuk kemi ftesë për seancë për presidentin
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 11:22

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, deklaroi se deri në këto momente nuk kanë ftesë për seancë për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk kemi asnjë informacion, asnjë ftesë, asnjë komunikim”- tha ai për media, i pyetur nëse kanë ftesë për seancë për zgjedhjen e presidentit.

“E kam thënë edhe të shtunën: ne këtu jemi”- shtoi ai.

Tahiri tha se po vijnë në ditën e fundit dhe “nuk dimë se cilët janë kandidatët konsensualë” që mund të merrnin mbi 80 vota.

Deri në fund të ditës përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe ende nuk është arritur një marrëveshje mes partive parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika