Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që të respektojë në plotëni vendimin e Gjykatës së Apelit, si dhe të jetë i qartë për mënyrën e tarifimit.
Tahiri: Kuvendi gjatë javës së ardhshme shqyrton kërkesën për tërheqjen e TRUST-i

“ZRRE duhet ta bëjë të qartë që tarifimi të bëhet siç ka qenë para 9 shkurtit. Ne e kemi dokumentuar gjatë këtyre muajve që vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme për konsum edhe në kohë kur kemi pasur shpenzim të lartë, importi ka qenë i vogël. Kjo rritje është e paarsyeshme sepse importi ka qenë i vogël”, tha ai.
Ai tha se kërkesa e tyre për tërheqjen e TRUST-it do të shqyrtohet për në seancën e javës së ardhshme, jo ashtu siç ka qenë kërkesa e tyre për këtë javë për shkak të disa vonesave në Kuvend./kp/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

