Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për logjikë të mbrapsht, inatçore e autoritare, derisa është deklaruar për mosshkuarjen e tij në takimin joformal të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në një konferencë për media të hënën, Tahiri ka thënë se me logjikën me të cilën po udhëheqë Kurti, Kosova po përjashtohet nga të gjitha iniciativat.
“Mosshkuarja e kryeministrit të Kosovës në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, logjikën inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që e udhëheqë Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Jemi përjashtuar nga programi i BE-së, jem përjashtuar nga Defenderi amerikan, jemi përjashtuar nga takimet në SHBA, tash edhe u vetëpërjashtuam nga iniciativat rajonale. Kjo është logjikë inatçore dhe është joshtet formuese”, ka thënë ai.





