Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve.
Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve

Ai shtoi se Kosova nuk ka kohë dhe energji për të humbur me “lojëra e pazare politike”.
“Nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që mund të ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë, ne jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe, konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike. Ajo që mund të ju them është që Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por nga ana tjetër ne kemi një qëndrim publik politik”, u shpreh Tahiri./EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

