LAJME

Sveçla: Personi i cili posedonte këto municione është arrestuar nga Policia e Kosovës

Sveçla: Personi i cili posedonte këto municione është arrestuar nga Policia e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2024, 17:41

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa foto nga aksioni i sotëm në Zubin Potok.

Ai bëri të ditur se ka gjetur në fshatin Uglarë, armë dhe mjete eksplozive si granatë dorë, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Ministri theksojë se personi në foto, të cilit i janë gjetur këto municione është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai këtë aksion e quajti të suksesshëm në c’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë./IndeksOnline/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika