- Reklama -

Sveçla përkujton aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ka një lutje për mërgimtarët

Ministri I Brendshëm Xhelal Sveçla, e ka kujtuar aksidentin tragjik që ndodhi një vit më parë në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka apeluar për kujdes tek mërgimtarët të cilët janë nisur për në vendlindje.

- Reklama -

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Mëngjesi i 25 korrikut të vitit të kaluar ishte i rëndë për shtetin e për popullin tonë. Autobusi që po sillte mërgimtarët nga Gjermania në Kosovë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 bashkëqytetar tanë e u lënduan dhjetëra të tjerë. Familjet Sylmetaj, Binakaj, Kastrati, Bellanica, Rrustemi, Kolmekshaj, Maloku, Idrizaj e Hoxha humbën më të dashurit e tyre.

Mërgata jonë ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve.

Në një vjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne.

Të dashur mërgimtarë që keni arritur në vendlindje e ju që jeni nisur drejt nesh, ju lus për kujdes dhe uroj të kaloni pushime të mbara në Kosovë. Familjet tuaja, të gjithë ne dhe vendi juaj do ju pres gjithmonë krahëhapur. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort