LAJME

Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Lune

Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Lune
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2023, 09:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit Lune.

Sveçla  tha se e gjithë kjo që po ndodh është sjellje e një, siç i shpreh ai, Serbie kriminele, e cila me dekada ka vepruar njëjtë, përcjell Klankosova.tv.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume, Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika