Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për arrestimin e tre personave për fajde, 10 të tjerëve për narkotikë dhe konfiskimin e mbi 110 kilogramëve drogë, gjatë javës që mbetet pas. Sveçla tha se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze.
Sveçla pas arrestimeve për fajde e drogë: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze

“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, shkroi ministri në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

