LAJME

Sveçla: Nga 1 nëntori, do ta zbatojmë me përpikëri vendimin e shkallëzuar për targat

Sveçla: Nga 1 nëntori, do ta zbatojmë me përpikëri vendimin e shkallëzuar për targat
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2022, 16:05

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim që të shkallëzohet procesi i konvertimit të targave nga ato ilegale në ato legale.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ligji i ri sa i përket targave ilegale do të zbatohet me përpikëri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika