Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkon nga Serbia dorëzimin e gjashtë sulmuesve që janë duke u trajtuar në Novi Pazar, e të cilët morën pjesë në ngjarjen e djeshme, ku u vra një zyrtar policor.
Sveçla kërkon nga Serbia dorëzimin e gjashtë sulmuesve që po trajtohen në Novi Pazar

“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave tëderitanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoriteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla në konferencë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




