Home LAJME Sveçla flet për aksionet e policisë kundër fajdeve dhe mashtrimit me kartela bankare

Sveçla flet për aksionet e policisë kundër fajdeve dhe mashtrimit me kartela bankare

0
Sveçla flet për aksionet e policisë kundër fajdeve dhe mashtrimit me kartela bankare

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet e korrura në tri aksionet e zhvilluara në orët e hershme të kësaj së mërkure.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, është shprehur Sveçla.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet”, ka vazhduar ai.

Një aksion kundër fajdesë është duke u zhvilluar në disa lokacione në Kosovë.

Katër persona janë ndaluar për 48 orë.

Kështu bën të ditur njoftimi i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Personat e ndaluar thuhet se dyshohen për veprat penale të “Fajdes”, “Detyrimit”, “Shmangies nga tatimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” .

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here