LAJME

Sveçla: Dorëheqjet i kanë paraqitur 578 policë serbë, ishin kërcënuar

Sveçla: Dorëheqjet i kanë paraqitur 578 policë serbë, ishin kërcënuar
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2022, 15:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur afro 600 dorëheqje të policëve serbë.

Sveçla tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.

“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla.

“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika