Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ka thënë se zjarrfikësit na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë të vetëdijshëm për punën sfiduese që ata bëjnë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik”, ka thënë Sveçla.
Tutje, ministri ka thënë se “si institucione të vendit do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tone”.