PRIZRENI ME RAJON

Suspendohet përkohësisht një zyrtar policor në Suharekë, u përfshi në një aksident me veturë civile

Suspendohet përkohësisht një zyrtar policor në Suharekë, u përfshi në një aksident me veturë civile
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2022, 14:52

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar policor në Suharekë pasi që i njejti është përfshirë në një aksident me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Dje në orët e mbrëmjes IPK është informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare .

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika