LAJME

Fermerit nga Rahoveci i digjet stalla për të 6-tën herë, i shkaktohet dëm i jashtëzakonshëm

Fermerit nga Rahoveci i digjet stalla për të 6-tën herë, i shkaktohet dëm i jashtëzakonshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2026, 11:06

Një banor i Rahovecit është ballafaquar me një dëm të jashtëzakonshëm në fermën e tij.

Ai ka qenë viktimë e një zjarri në fermë, që i ka shkaktuar dëm në objektin e fermës, delet, ushqimin e tyre, automjetet, madje edhe qentë e shtëpisë, raporton IndeksOnline.

Mustafa ka thënë për IndeksOnline se kjo është hera e 6-të që ferma i përfshihet nga flakët. Ai deklaron se jo më mirë është situata edhe te disa fqinj, të cilëve po ashtu po u digjen fermat për të disatën herë.

“Më është kallë ushqimi për delet. Janë helmu qentë. Shteti që 2 vjet nuk zbuloi asnjë rast, e stallat vazhdojnë të kallen. Këto dëme janë shumë të mëdha në kostot familjare”, tha ai.

Rastit i janë përgjigjur ekipet e zjarrfikësve, që janë duke punuar në shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv./IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika