LAJME

PDK do të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

PDK do të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2026, 08:12

Sot në ora 11:00 do të vazhdojë seanca për konstituuimin e Kuvendit.

Kjo seancë vjen pas asaj të ndërprerë me datën 6 giusht si pasojë e mos-arritjes së një marrëveshjeje për Presidentin.

Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Blerta Deliu nga ky subjekt poliitk.

“Po, Vlora Citaku do të propozohet për nënkryetare të Kuvendit ” konfirmoi Deliu për “Gazeta Blic”.

Seanca e sotme vjen pas një periudhe të gjatë bllokade, gjatë së cilës Kuvendi nuk ka arritur të përmbyllë procesin e konstituimit të legjislaturës së re.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika