Ish-ministri i infrastruktues Pal Lekaj, këshilltari politiki i tij Eset Berisha, sekretari i ministrisë, Nebih Shatri dhe u.d i departamentit të prokurimit, Besim Tahiri janë dënuar nga Gjykata e Prishtinës.
Pal Lekaj i shqipton dënim prej 3 vite e 8 muaj. Dënim plotësues 3 vite e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit ne adminsitratë publike.
Besim Tahiri është dënuar me 1 vit e 8 muaj dënim me burgim, kurse dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit në adminstratë publike i është caktuar ë kohëzgjatje prej 2 vite.
Eset Berisha është dënuar për veprën penale ndihmë në kryerje e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe është dënuar dënim me burgim 3 vite e 3 muaj, kurse si dënim plotësues i është caktuar 3 vite ndalimi i ushtrimit të funksioni në administratë publike.
Nebih Shatri është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 8 muaj. Kurse si dënim plotësues nga gjykata i është ndaluar ushtrimit i funksionit në adminstratë publike për 2 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Shpalljen e aktgjykimit për këtë rast e ka bërë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala – Abdyli.
Prezent në shpallje të aktgjykimit ka qenë Prokurori, Valdet Gashi dhe mbrojtësit e të akuzuarve.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte bërë precizimin e aktakuzës shumëfaqëshe të ngritur për katërshen e akuzuar për rastin e njohur si “53-milionëshi”, në lidhje me zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lekaj, Berisha, Shatri dhe Tahiri ishin gjetur fajtorë nga Gjykata e shkallës së parë më 31.01.2024.
Gjykata kishte shpallur fajtor dhe kishte dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim të ushtrimit të funksionit në administratë publike.
Ndërsa këshilltari i tij politik, Eset Berisha, ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim dhe dënim plotësues prej 3 vitesh ndalim ushtrimi të funksionit në administratë publike.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës në kohën kur ishte ngritur aktakuza, Nebih Shatri, dhe drejtori i prokurimit publik në këtë Ministri, Besim Tahiri, ishin dënuar secili me nga një vit e tetë muaj burg dhe me dënim plotësues prej 2 vitesh ndalim ushtrimi të funksionit në administratë publike.
Me këtë vendim të Themelores nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila kishte gjetur një varg shkeljesh, me ç’rast kishte dhënë rekomandime për kthimin e rastit në rigjykim.
Prokuroria Speciale më 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, lidhur me ekzekutimin/pagesën e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka”, e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas aktakuzës, katër të pandehurit me dashje i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare më 29 shtator 2017.
Sipas Prokurorisë, keqpërdorimi ka ndodhur në momentin kur të lartcekurit kanë nënshkruar marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve për 347 ditë të tjera për autostradën “Arbën Xhaferi”, e njohur si “R6”.
Me Kontratën Bazë, e cila ishte lidhur në vitin 2014, parashihej që autostrada të përfundonte më 18 janar 2018, kurse me marrëveshjen e re të lidhur nga të pandehurit, kontrata do të përfundonte në fund të muajit dhjetor 2018.
Kjo marrëveshje, sipas Prokurorisë, nga të pandehurit ishte lidhur pa kosto financiare, që ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe me Statutin dhe Kodin e Sjelljes të Komitetit Drejtues Ndërministror. Duke mos përcaktuar koston në marrëveshje, sipas Prokurorisë, të pandehurit i kanë lënë rrugën hapur kompanisë “Bechtel & Enka” që të paraqesë kërkesë për pagesë.
Tutje në aktakuzë thuhet se Lekaj kishte angazhuar këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, që të merret me negociatat me kompaninë “Bechtel & Enka”, për ta caktuar vlerën e marrëveshjes, të cilën e kishin lënë të hapur. Sipas pretendimeve të organit të akuzës, Pal Lekaj këtë veprim e ka bërë pa pasur pëlqimin e Komitetit Drejtues Ndërministror.