LAJME

Suspendohet një zyrtar policor, dyshohet se përdori armën zyrtare jashtë detyrës

Suspendohet një zyrtar policor, dyshohet se përdori armën zyrtare jashtë detyrës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2025, 20:43

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtari policor, për të cilin dyshohet për veprën penale – shkaktim i rrezikut të

Polici i suspenduar është F.Z., i cili dyshohet se jashtë detyrës ka përdorur armën zyrtare (me municion privat) në fshatin Muqibabë të Gjilanit.

Incidenti për të cilin është suspenduar zyrtari policor ka ndodhur sot, më 11.03.2025, rreth orës 09:00.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës  respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”- thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së theksojnë se pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika