- Reklama -

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Prizren pasi i dyshuari për dhunë në familje u arratis nga stacioni

Një incident serioz ka ndodhur në Stacionin Policor të Prizrenit, ku një person i arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ka arritur të largohet nga objektet e policisë për shkak të mungesës së mbikqyrjes adekuate.

Sinjali mëson ekskluzivisht se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, kur i ndaluari, i cili ndodhej në procedurë zyrtare, ka përfituar nga neglizhenca operative dhe është larguar nga stacioni pa u vërejtur nga zyrtarët përgjegjës.

- Reklama -

Rreth 30 minuta më pas, i njëjti është kapur nga njësitë policore derisa tentonte të hynte në një shtëpi në rrugën “Rexhep Kukaj”. Pas arrestimit të dytë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Si pasojë e këtij rasti dhe me dyshimin për shkelje të rënda të procedurave të sigurisë, janë suspenduar për tri ditë tre zyrtarë policorë të Njësisë Reaguese në Prizren.

Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat disiplinore dhe po vlerësojnë përgjegjësinë institucionale lidhur me këtë lëshim serioz në menaxhimin e personave të ndaluar, ndërsa pritet që rasti të trajtohet me prioritet dhe pa tolerancë ndaj neglizhencës profesionale./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort