Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të veprës penale “sulmi seksual” dhe të pandehurit B.G për shkak të veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale sulmi seksual”.
Sipas një njoftimi për media thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.G dhe B.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.





