LAJME

Donika Gërvalla: U konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake

Donika Gërvalla: U konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim, institucionet kishin marrë sinjale paraprake
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 09:46

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është deklaruar sot në lidhje me raportin mbi rastin e Arlinda Zekja.

Gërvalla deklaroi se kryeministri Albin Kurti kërkoi nga dy ministrit nga MPB dhe ajo e Drejtësisë që brenda kompetencave të tyre të paraqesin raport të detajuar në lidhje me atë çka dinë institucionet me rastin tragjik.

“Dje kryeministrit i është dorëzuar raporti i hartuar nga Zyra e koordinatores kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, ndaj grave dhe me bazë gjinore.Raporti mbështetet në dokumentacionin e gjetjeve dhe analizon veprimet dhe mosveprimet e tyre nga raportimi i parë i Arlinda Zekaj më 10 korrik deri tek vrasja e saj më 28 tetor.Raporti është pjesërisht i plotë sepse zyra e koordinatores s’ka marrë përgjigje të detajuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse, nga disa madje s’kemi marrë përgjigje fare.Presim përgjigje shtesë dhe sqarime shtesë.Raporti nxjerrë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim por institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura për rrezikun e saj”,deklaroi Gërvalla.

Ajo më pas tha se më më 10 korrik 2026 Arlinda Zekaj raportoi në Polici dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, pra këtu fillon.

“Ajo raportoi kërcënimet, dorëzoi provat për veprimet e dhunshme dhe informoi policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje. Një tjetër shqetësim ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt me djalin e saj 12 vjeçar. Megjithëse bashkëpronare ajo raportonte se bashkëshorti dhe familjarët e tij që qëndronin aty kundër vullnetit të saj, e pengonin të hynte në pronë. Më 7 shtator ajo kërkoi urdhër mbrojtje emergjent nga Gjykata në Pejë dhe i shkroi se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës, pra rreziku ishte raportuar shprehimisht dhe ishte i dokumentuar. Gjykata në Pejë, raporti konstaton jo vetëm të afateve ligjore të trajtimit të kërkesës, më 7 shtator Gjykata miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente, dy ditë më vonë Arlinda Zekaj e kundërshton këtë vendim sepse nuk përfshinte edhe kujdesin ndaj djalit të saj. Gjykata ka në dispozicion vetëm 7 ditë, jo një kohë të pafund pra vetëm 7 ditë për të vendosur mbi kundërshtimin që i binte se deri më 16 shtator do duhej përfundonte në gjykatë, por seanca u thirr për datë 24 shtator u shty, vazhdoi me 5 tetor ku zgjati vetëm 15 minuta, u shty përsëri edhe për shkak të raportit nga QPS dhe u mbajt më 13 tetor, gati me një muaj vonesë. Më 16 tetor u nxorrë aktvendimi për urdhër mbrojtje më shumë se një muaj më vonë. Por raporti evidenton edhe një fakt tjetër shqetësues, më 17 shtator, një ditë pasi kaloi afati ligjor ajo iu drejtua kryetarit të Gjykatës në Pejë, Shemsedin Haxhiaj duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj, përgjigja nuk i erdhi në shtator por më në tetor ku thuhet se gjyqtari kishte reaguar brenda afateve ligjore, por ligji tregon diçka krejt tjetër”,shtoi ajo.

“Më 20 tetor në të njëjtën ditë, Arlinda i shkroi sërish kryetarit duke shprehur zhgënjim e duke paralajmëruar se do ta vrisnin si pasojë e neglizhencës, 5 ditë më vonë ajo tragjikisht u vra. Vendimet gjyqësore për kthimin e saj në shtëpi nuk ishin zbatuar, QPS njoftoi gjyqtarin Migjen Kastrati për moszbatim të urdhrit mbrojtës dhe nuk rezulton që gjyqtari ka ndërmarrë veprime të mëtejme për adresimin e kësaj gjykate e deri sot nuk kemi asnjë sinjal se në cilën formë do të adresohen këto përgjegjësi të gjykatësit”./Lajmi.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika