LAJME

Me mesazhet e Arlindës në duar protestuesit kërkojnë përgjegjësi për rastin e saj

Me mesazhet e Arlindës në duar protestuesit kërkojnë përgjegjësi për rastin e saj
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 10:01

Me mesazhet e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve para se të vritej, protestuesit po kërkojnë ndjekje penale, shkarkime e dorëheqje nga personat e përfshirë në rast.  

“E dhimbshme deri në Asht” e “Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini” e “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, janë disa nga mesazhet që Zekaj iu ka dërguar institucioneve përgjegjëse e që protestuesit i kanë shkruar në pankarta. 

Protesta po mbahet në kohën kur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla do të mbajnë konferencë për të paraqitur raportet e këtyre dy dikastereve për rastin e vrasjes së saj. 

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj, Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. 

Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika