LAJME

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 09:50

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e konsideron dorëheqjen e saj si mekanizëm që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.

E pyetur lidhur me kërkesat për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Zekajt, Gërvalla ka thënë se, nëse do të besonte se largimi i saj nga detyra do të kontribuonte në zbardhjen e përgjegjësive, do ta kishte ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo ka kërkuar që t’i lejohet të vazhdojë punën, duke pretenduar se viktimat e dhunës në familje e kanë aleaten më të fuqishme te koordinatorja kombëtare.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, tha ajo./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika