Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca përgatitore për agresionin në Banjskë, ku të akuzuarit që gjenden në paraburgim duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.
Më 25 shtator kishte nisur gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, që ndodhi një vit më parë.
Tre nga 45 të dyshuarit për këtë sulm u paraqitën në gjykatë, njofton Klankosova.tv
Shqyrtimi fillestar për rastin “Banjska”, ishte ndërprerë po atë ditë.
Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve për shkak të ankesaveqë nuk i kanë shkresat e lëndës në mënyrë fizike, njofton Klankosova.tv.
Para Gjykatës Themelore në Prishtinë më 25 shtator u paraqitën Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq , tre të akuzuar për agresionin në Banjskë.
Aktakuza për sulmin terrorist të një viti më parë ku u vra polici Afrim Bunjaku u ngrit më 11 shtator, njofton Klankosova.tv.