Home PRIZRENI ME RAJON Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

0
Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një urdhërese ka ndaluar ndotjen akustike me muzikë, në orët e vona, në vendet publike gjatë festave të fundvitit.

“Ndalohet muzika me zë të lartë (sipas decibelëve të lejuar konform ligjit) pas orës 23:30 gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje”, thuhet në urdhëresë, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo urdhëresë vlen deri më datën 7 janar 2025.

“Personat që bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj Urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”.

Për zbatimin e këtij akti, kryetari Muharremaj ka obliguar Drejtorinë e Inspektoratit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here