Shoferët në Suedinë jugore mbetën të bllokuar në makinat e tyre gjatë natës pasi reshjet e dëborës bënë të pamundur kalimin në rrugë.
Forcat e armatosura shpërndanë ushqim dhe ujë për 1000 automjete të bllokuara në dëborë në autostradën E22 për gati 24 orë. Shumë prej tyre janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit dhe u është thënë të kthehen në makinat e tyre më vonë.
Moti ekstrem ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, dhe stuhitë e borës në Danimarkë kanë lënë shoferët të bllokuar në një autostradë pranë Aarhus që nga e mërkura.
Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me temperatura që ranë në -43.6C.
Ekipet e shpëtimit thanë se të gjithë njerëzit që udhëtonin me makinë ishin evakuuar dhe vetëm shoferët e kamionëve do të qëndrojnë në automjetet e tyre deri të enjten në mëngjes.
“Është kaos total,” tha zëdhënësja e policisë Evelina Olsson.
Ekipet e shpëtimit filluan pastrimin e makinave nga E22 i mbuluar nga bora, por shumë nga kamionët pritej të qëndronin në rrugë deri të premten
Malin Johansson, 56 vjeç, nga Ahus, tha se ajo dhe partneri i saj kishin mbajtur makinën e tyre ndezur në intervale të rregullta kohore për ta mbajtur atë të ngrohtë.
Ushtria u dërgua për të shpërndarë ushqim dhe ujë për njerëzit e bllokuar.