LAJME

Stoltenberg: Moment i rëndë për sigurinë e Evropës

Stoltenberg: Moment i rëndë për sigurinë e Evropës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2022, 14:35

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Sulmi rus trondit ukrainasit

Banorët e Ukrainës kanë ngelur të tronditur nga sulmi që ndërmori Rusia në mëngjesin e 24 shkurtit ndaj vendit të tyre, teksa kanë nxituar të gjejnë strehim nëpër stacionet nëntokësore hekurudhore, nga frika e bombardimeve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga www.evropaelire.org. Duke e ngarkuar, pranoni që www.evropaelire.org të vendosë cookies.

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ai ka thënë se planifikon të dërgojë ushtrinë në kufi për qëllime të mbrojtjes, si përgjigje ndaj “trazirave dhe provokimeve të mundshme për shkak të grumbullimit të madh të forcave në Rusi dhe Bjellorusi”.

Ndërkohë, Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë – shtet në kufi me Rusinë – ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se “ne do t’i ndihmojmë Ukrainës me të gjitha mjetet që kemi” përfshirë mbështetjen politike dhe dërgimin e armëve.

Kallas ka thënë se “ne duhet të bëjmë gjithçka në BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”.Kremlini: Ukraina duhet të çmilitarizohet

Kremlini ka thënë më 24 shkurt se qëllimi i pushtimit rus në Ukrainë është “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”.

Më herët gjatë së enjtes, presidenti rus, Vladimir Putin ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës, duke thënë se Moska do të tentojë të çmilitarizojë dhe të “denazifikojë” Ukrainën, duke përsëritur akuzat e tij të pabaza, të bëra në një fjalim më 21 shkurt, se Qeveria ukrainase është “neo-naziste” që synon të ketë armë bërthamore.

“Ukraina duhet të çlirohet dhe të pastrohet nga nazistët, personat me orientime dhe ideologji naziste”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë.

Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje kur një gazetar e ka pyetur nëse konsideron që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe Qeveria e tij janë “nazistë”.

Erdogan kundërshton sulmin rus

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se kundërshton operacionin ushtarak të Rusisë.

Ai e ka quajtur sulmin rus si “goditje të rëndë për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka bërë thirrje Federatës Ruse që menjëherë t’i japë fund “këtij akti të paligjshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika