LAJME

Stefanoviqit i dhemb deklarata e Kurtit për Ushtrinë e Kosovës: Qëllim i tij është kaosi

Stefanoviqit i dhemb deklarata e Kurtit për Ushtrinë e Kosovës: Qëllim i tij është kaosi
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2022, 17:55

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që “Ushtria e Kosovës është ëndërr dhe trashëgimi e gjeneratave që dhanë jetën për liri”.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është një tjetër qëndrim destabilizues që nuk sjell, sipas tij, asgjë të mirë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, raporton Kosovo-online.

“Kjo tregon se Kurti është duke përgatitur një destabilizim të ri. Tregimet dhe gatishmëria për vazhdim të dialogut janë vetëm gënjeshtra me ngjyra. Ndoshta ai është duke menduar që t’i sulmojë hapur të moshuarit, fëmijët dhe gratë, të cilët kërcënohen që të largohen nga pragjet e shtëpive”.

“Kurti qartazi është duke ëndërruar shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin”.

Ndër të tjera, Stefanoviq ka deklaruar se Serbia është e gatshme që ta vazhdojë procesin e dialogut në Bruksel.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika