Stano: Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Stano në një deklaratë për “Tanjug” ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re, dhe se është vetëm propozimi që ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e për të cilin ka folur të hënën.

“Ka një propozim në tryezë për të cilin ka folur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të hënën në konferencë për media, e janë duke vazhduar diskutimet për këtë. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që tha Borrell të hënën është ende aktuale”, ka thënë Stano.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën, ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje për targat.

Bislimi është takuar të martën në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosoëv – Serbi, Miroslav Lajçak.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Moti për javën e ardhshme, IHMK: Shmangni udhëtimet e panevojshme, reshjet do të vazhdojnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni i...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

LDK në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort