- Reklama -

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit priti në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, të martën pritën në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it, të udhëhequr nga toger Salvatore Picerno, shef i CIMIC-it në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it italian.

Gjatë takimit, drejtori Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e CIMIC-it me punën dhe arritjet e spitalit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ai falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

- Reklama -

“Që nga vendosja e trupave të KFOR-it në Kosovë, në vitin 1999, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka qenë vazhdimisht pjesë e vizitave dhe mbështetjes nga KFOR-i në përgjithësi, e ai italian në veçanti. Jemi thellësisht mirënjohës për kontributin e të gjithë ushtarëve italianë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të KFOR-it, si dhe për përkrahjen e shtetit italian në fusha të ndryshme. Kjo dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ndihmuar jo vetëm institucionin tonë, por edhe popullin e Kosovës në tërësi,” – tha Hajdari.

Ndërkaq, shefi i CIMIC-it në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it italian, toger Salvatore Picerno, falënderoi drejtuesit e spitalit për mikpritjen, prezantimin e punës dhe arritjeve të institucionit, si dhe për përkushtimin e stafit në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e CIMIC-it për mbështetjen e institucioneve shëndetësore lokale dhe komuniteteve në Kosovë.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën dhe të gjitha komunitetet e saj. Do të vazhdojmë përkrahjen tonë në përputhje me mandatin tonë, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe promovimit të zhvillimit dhe mirëqenies së komuniteteve të Kosovës,” – theksoi toger Picerno, duke veçuar mundësinë e ofrimit të mbështetjes konkrete për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. “Gjatë vizitës në këtë spital, në muajin shtator të këtij viti, ishte ngritur kërkesa për mbështetje të sallave operative me pajisje ndriçimi. Këtë kërkesë e kemi adresuar në instanca zyrtare, jemi të interesuar dhe në proces që, sipas mundësive, të ndihmojmë në furnizimin e sallave operative me pajsisje ndriçimi,” – shtoi toger Picerno.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u zotuan për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort