LAJME

Specialja bastis shtëpinë e Isni Kilajt

Specialja bastis shtëpinë e Isni Kilajt
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2023, 11:07

Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj. Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu.

Ai ka thënë se janë të indinjuar me aktet e tilla, të cilat i ka quajtur qyqare.

“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, ka shkruar ai.

Kilaj në dhjetor të vitit 2019 ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervisitim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika