LAJME

Limaj për Specialen: As Qeveria, as opozita nuk më ka kontaktuar për të ofruar ndihmën time

Limaj për Specialen: As Qeveria, as opozita nuk më ka kontaktuar për të ofruar ndihmën time
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2026, 22:44

Fatmir Limaj, ish-komandat i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në këtë periudhë do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe shmangie të përgjegjësisë institucionale.

Limaj në Debat Plus në TV Dukagjini, ka thënë se zgjedhjet do thotë vend pa institucione funksionale, ndërsa në ndërkohë, sipas tij, procedurat në Hagë do të kryheshin.

Limaj ka treguar gjithashtu se, deri më tani nuk ishte kontaktuar nga Qeveria apo opozita për të ofruar ndihmën e tij lidhur me këtë çështje.

“Jo. As prej qeverisë, as prej opozitës nuk më ka kërkuar dhe takuar. Unë i kam qu porositë e mija gatishmërin time, nës ekanë nevojë për çkado, për iden time, këshillën time. Askush nuk a pyetur, nuk kanë pasur nevojë, ndoshta”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë të ditur se ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar nëse institucionet kanë nevojë për përvojën apo idetë e tij.

“Unë e kam gatishmërinë time, nëse kanë nevojë për ndihmën time. Për çfarëdo që kanë nevojë, për shërbimet e mia, për idetë e mia. Deri sot nuk më ka kontaktuar kush. Nëse nuk kanë nevojë, le të thonë”, ka deklaruar Limaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika